Hashim Thaçi duket se po kalon kohë të mirë në gjirin e Kishës Katolike ne Vatikan, e posaçërisht në shoqëri të organizatës katolike Shën Egjidio, e cila në vitin 1996 kishte ndërmjetësuar marrëveshjen për arsim në mes të Rugovës dhe Millosheviqit.
Pikërisht ato që i bënte Rugova në vitet 90’të duke treguar një afërsi me Kishën Katolike, sidomos gjatë papatit të Gjon Palit të Dytë, tani këtë po e bën Hashim Thaçi. Në fakt, Ministri i Jashtëm i Kosovës, vajtjet në Vatikan i kishte nisur gjatë kohës sa drejtonte Qeverinë, për tu bërë vizitor gjithnjë e më i shpeshtë.