Thaçi është deklaruar i pafajshëm për akuzat pengim të drejtësisë ku po mbahet deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj tij dhe , Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.
Po ashtu të pafajshëm u deklaruan edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi.
Më 29 nëntor 2024, Gjykatësja e Procedurës Paraprake e Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, dhe më pas lëshoi katër fletarrestime dhe një fletëthirrje.
Në aktakuzë, të akuzuarit akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët.
Për rrjedhojë, Prokuroria tregoi se aktakuza e tyre, e ngarkon Thaçin me 11 pika ku pretendohet se ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Pra, sipas Prokurorisë, Hashim Thaçi mban përgjegjësi penale-individuale për 1: tentative për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi midis së paku me 26 qershorit dhe 18 korrikut 2023
U tha se ne pikën 2, Thaçi ngarkohet me tentativë të pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023.
Ndërsa, në pikën 3, ai tha se Thaçi ngarkohet me tentativë të pengimit të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të pjesëmarrjes në veprime të përbashkëta të një grupi midis së paku midis 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.
Në pikën 4, sipas Prokurorisë Thaçi ngarkohet me veprën penale të shkeljes se fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku me 26 qershorit dhe 18 korrikut 2023.
Në pikën 5, sipas Prokurorisë Thaçi ngarkohet me veprën penale të shkeljes se fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023.
Në pikën 6, sipas Prokurorisë Thaçi ngarkohet me veprën penale të shkeljes se fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë midis së paku midis 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.
Në pikën 7, Thaçi ngarkohet me veprën penale të shkeljes së fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të paautorizuar të identitetit dhe të dhënave personale të një dëshmitari të mbrojtur midis së paku midis 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.
Në pikën 8, Thaçi ngarkohet me veprën penale “mosbindje ndaj Gjykatës” midis së paku 26 qershorit dhe 18 korrikut 2023.
Në pikën 9, Thaçi ngarkohet me “mosbindje ndaj gjykatës” në midis së paku 1 shtatorit dhe 13 shtatorit 2023.
Edhe në pikën 10, Thaçi ngarkohet me veprën penale për mosbindje ndaj gjykatës për periudhën midis 9 shtatorit dhe 30 tetorit 2023.
Ngjashëm edhe në pikën 11 por periudha e kryerjes së veprës penale pretendohet se ka qenë midis së paku 6 tetorit dhe 2 nëntorit 2023.
Mbrojtja e Thaçit ka paralajmëruar se nuk do të bëjë deklaratë hyrëse në fillim të gjykimit në rastin kundër administrimit të drejtësisë.
As mbrojtja e Fazliut s’do të bëjë deklaratë hyrëse me fillim të gjykimit./eo



















