Hashani: Pandemia do t’i ulë çmimet e patundshmërisë

E publikuar: 11/04/2020 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori ekzekutiv i Institutit RIINVEST, Alban Hashani, në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka folur për pasojat ekonomike që mund të ketë vendi pas pandemisë Covid-19 dhe masat që duhet të ndërmarrë Qeveria e Kosovës në mënyrë që mos të kemi recension.

Ai ka thënë se pakoja e propozuar nga qeveria është një hap i mirë fillestar drejt zbutjes së pasojave të pandemisë. “Duhet pasur parasysh se kjo pandemi nuk mund të përballohet vetëm nga qeveria dhe për rrjedhojë duhet të jemi të gjithë të vetëdijshëm se pasojat e pandemisë do të reflektohen tek shumica e qytetarëve të vendit”, ka thënë Hashani.

Duke folur për nivelin e çmimeve që pritet të dervijonë në vend në saje të Covid-19, Hashani ka thënë se ndikimi më i madh do të vërehet fillimisht në derivate dhe në patundshmëri. “Në kohë krizash pritjet janë që çmimet do të ulën. Megjithatë, për shkak të natyrës së veçantë që ka kjo pandemi, ulja e çmimeve mund të mos reflektohet menjëherë për shkak se kërkesa për mallra që kanë peshë relative të madhe në shportën e konsumit është ende aktive. Mendoj se ndikimi më i madh do të vërehet fillimisht në derivate dhe në patundshmëri”, ka thënë Hashani për gazetën “Epoka e re”