Bajram Hasani, anëtari i kryesisë së partisë Nisma për Kosovën, gazin lotsjellës nuk e ka vlerësuar si armë por si një mjet që shërben për të pamundësuar seancat në Kuvendin e Kosovës.
Këto komente, Hasani i bëri në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ku mes tjerash tha Kosova nuk mund të quhet një shtet demokratik sepse po bëhet shtypje e opozitës, arrestim i deputetëve, sipas tij, asnjë shtet ligjor nuk bën këso veprimesh.
Hasani shtoi se sikur opozita mos të kishte reaguar për tërheqjen e dy marrëveshjeve, atë për Asociacionin dhe demarkacionin me Malin e Zi, këto marrëveshje do të vazhdonin të ecnin tutje.
Ai shtoi se nuk i besojnë Gjykatës Kushtetuese sepse, sipas tij, sikur gjykata ashtu edhe Policia e Kosovës kanë humbur kredibilitetin.
Anëtari i kryesisë së Nisma për Kosovën tha se pushtetarët na ftojnë për bisedime vetëm sa për sy e faqe, por marrëveshjet nuk i heqin.
“Ata thonë hajde ulemi mirëpo ne nuk i tërheqin nënshkrimet”, tha Hasani në Kontakt.
Çfarë foli Hasani në emisionin “Kontakt” me Valdrin Krasniqin në Tribuna Channel për më gjerësisht shikoni videon e plotë.