Hasani fton qytetarët e Gjilanit për protestën e 18 Prillit

E publikuar: 17/04/2015 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i NISMA-s për Kosovën në Gjilan, Bajram Hasani, njëherësh anëtar i kryesisë së NISMA-s për Kosovën, ka ftuar qytetarët e Gjilanit ti bashkohën protestës paqësore që mbahet nesër në Prishtinë.

Të nderuar qytetarë të Gjilanit dhe të gjithë Kosovës, ju ftoj që të merrni pjesë në protestën paqësore të 18 prillit.

Në mungese të numrit të opozitës që t’i pengojmë vendimet e dëmshme për shtetin, të cilat po i merr pozita, kemi vendosur të gjejmë mënyrën më demokratike dhe legjitime të cdo qytetari, të drejtën për protestë, e protestat do të jenë absolutisht paqësore.

Ne nuk jemi për demolimin e objekteve shtetërore sepse ato janë tonat dhe ndërtohen me kuntributet tona andaj lus të gjithë protestuesit që me datën 18 prill të jenë paqësorë dhe të matur, të mos bien pre e provokimeve të pozitës, sepse daklarat e qeveritarve për të orientuar në dhunë protestën, janë të pa pranueshme dhe të dëmshme për vendin.

Ne, vetëm duam ta ngrisim zërin kundër padrejtësive që po bënë kjo qeveri, kjo udhëheqje e keqe dhe kunder numrave arrogant dhe të papërgjegjshëm në Kuvendin e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës janë mërzitur nga korruspioni dhe krimi i oraganizuar, tani duan drejtësi dhe shtet ligjorë. Janë ngulfatur nga gënjeshtrat e pushtetarëve të cilët e zhvaten këtë vend të vogël i cili do shumë investim dhe punë, e jo shkatërrim. Sepse në këtë mënyrë ne nuk do të integrohemi as ne BE e as në mekanizma tjerë ndërkombëtar.

Ne dita ditës po shkojmë në regres. Por me vullnetin e qytetarëve dhe punën tonë të drejtë, gjithe së bashku do të ndërtojmë shtetin tonë dhe do ta mbrojmë atë.