Hasan Shala, është zgjedhur sërish për kryetar të Gjykatës së Apelit, raporton KTV.
Shala ka marrë votat e 9 nga 11 anëtarëve të KGJK.
Kundër kandidatja e Shalës, Tonka Berisha ka marrë 2 vota, ndërsa kandidati i tretë, Xhevdet Abazi nuk mori asnjë votë.
Zgjedhja e Shalës për kryetar ishte anuluar nga Gjykata Kushtetuese, pas ankesës së gjyqtares Tonka Berisha.
Mbledhja e KGJK-së po vazhdon me procedurat e votimit për kryetar të Gjykatës Supreme.

















