Hasan Preteni i shpërblen me telefona punëtorët e suksesshëm

E publikuar: 09/12/2015 23:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsion, që janë konsideruar te suksesshëm në punë, janë shpërblyer me telefona nga drejtori i tyre, Hasan Preteni.
Gjate emisionit, “Betimi për Drejtësi”, Preteni ndonëse është pyetur disa herë për të dhënë argumente ligjore për këto shpërblime, nuk ka pasur përgjigje, transmeton kosovapress.

Ai nuk ishte në gjendje të dëshmojë se cili nen, ia mundëson atij të shpërblejë zyrtarët e Agjencisë me telefona, por ka thënë se këtë ia mundëson ligji.
Preteni sërish është sfiduar me pyetjet se cili nen i ligjit ia mundëson këtë, por arsyetimi i tij ishte se gjithçka ishte në rregull me ligjin dhe se këto mjete auditohen dhe se nuk ka pasur probleme.