Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjaku i derdhur për liri, ndihma e madhe vëllazërore që na e ka dhënë gjithëmone Shqiperia Nënë,ndihma nga aleatet e medhenj SHBA, Anglia, Gjermania, Italia e Franca por edhe shumë shtete tjera me ndikim nëpër botë, bombardimi i aleancës më të fuqishme të globit NATO, për pasojë sollën largimin përfundimtar të Serbisë pushtuese nga Kosova!
Me largimin e pushtuesve dhe gjakpirësve serb nga Kosova, u krijuan përfundimisht realitete të reja e mundesi të mëdha jo vetëm zhvillimi e prosperimi të gjithanshëm, por edhe nderimi e respekti për të gjithë ata shqiptarë që nëpër periudha të ndryshme kanë luajtur rol të madh e të rëndësishëm në luftën titanike e heroike të popullit shqiptar të Kosovës për çlirim nga Serbia pushtuese!
Figurat e mëdha e të rëndësishme që ishin faktoë relevant e me angazhime të mëdha e të forta në organizimin dhe veprimin me trimëri e guxim, shteti dhe strukturat e ndryshme në Kosovë, i nderoi me mirënjohje e dekorata të ndryshme, të cilat krejt në fund kanë një qëllim, nderimin dhe respektin për kontributin e dhënë të secilit në luftën dhe përpjekjet kundër okupimit serb dhe çlirimin e largimin përfundimtar të falangës helmuese e shfarosëse serbe nga Kosova!
Për kontribut në shërbim të Atdheut; për nderim të angazhimit patriotik në luftën për çlirimin e Kosovës; për organizim ilegal politiko-patriotik atdhetar kombëtar; për veprimtari kombëtare të organizuar jashtë Kosovës për të fituar dhe për t’u çliruar Kosova nga Serbia pushtuese, kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, ka nderuar me shpalljen “Qytetar Nderi” të Gjilanit, patriotin dhe atdhetarin e madh Hasan Malaj, vëllaun e heroit të kombit Rexhep Malaj!
Duke qenë se Hasan Malaj ishte vellau i çelikut të qendresës titanike, shqiptarit të famshëm Rexhep Malaj, ishte në mbikqyrje permanente të pushtuesve serb dhe tradhëtarëve shqiptar, kjo përcjellje gjithmonë e fshehur dhe herë-herë edhe e hapur, këtë burrë të lavdishëm nuk e ndali për asnjë çast të mos vepronte i organizuar me aq sa kishte mundësi, për të quar në vend amanetin e madh të shqiptarit të hekurt, lavdimadhit historik Rexhep Malaj dhe heronjeve e dëshmorëve të tjerë të kombit!
Familja Malaj e heroit të kombit Rexhep Malaj, është familje e madhe dhe stoike e popullit shqiptar jo vetëm në Kosovë!
Në këtë familje të pastër e të qëndrueshme shqiptare, ka pasur në vazhdimësi figura të angazhuara kombëtare të cilat kanë vend të rëndësishm në historinë e qëndresës e të papërkulshmërisë së popullit tonë!
Edhe axha Mehmet Malaj, plaku simbol i familjes jo vetëm malaj, frymëzuesi i gjeneratave të tëra të atdhetarëve shqiptar, është nderuar me nderimin që i është bërë me rastin e shpalljes “Qytetar Nderi” i Gjilani, djalit të tij Hasan Malajt e vëllaut të heroit të Kombit Rexhep Malaj!
Vëllau dhe bashkëshortja e heroit të kombit Rexhep Malaj, te dytë janë të stolisur e të nderuar me titullin “Qytetar Nderi”!
Ky është edhe një vlerësim madhor për flakadanin e pashuar të kombit Rexhep Malaj!
Hanife Malaj bashkëshortja e heroit të kombit Rexhep Malaj, është “Qytetare Nderi” e Gjilanit dhe e Shkupit, tani edhe Hasan Malaj ” Qytetar Nderi” i Gjilanit, ky është një nderim i madh që i bëhet pjestarëve të kësaj familje të madhe shqiptare e cila ka vuajtur shumë dhe është torturuar e maltretuar pamëshirshëm nga udbashët serb e shqiptar, e nëpërmjet këtyre nderimeve, nderohet përjetësisht figura madhore e luftës për liri të popullit shqiptar, të madhit dhe të pavdekshmit, komandantit sypatrembur, themeluesit e kryekomandantit të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Malaj, siç e ka deklaruar udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Një familje, dy personalitete dhe tre “ Qytetarë Nderi”!
Nderimi për Hasan Malajn, është nderim edhe për tërë veprimtarinë e organizuar ilegale në Zvicër e kudo në diasporë, sepse Hasan Malaj ishte i organizuar dhe drejtonte me organizatën liridashëse Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës- LPRK!
Pra në Zvicër e kishte epiqendrën e veprimit të tij adhetar, në këtë shtet mik e mbështetës të madh të popullit shqiptar dhe luftës së tij për liri!
Hasan Malaj, edhe kur nuk ishte i shpallur e i nderuar me dekoratën”Qytetar Nderi” i Gjilanit, ishte nderi dhe krenaria e qytetit dhe anamoravës, shtetit të Kosoves dhe kombit shqiptar!
Tani që është edhe de jure i nderuar, kjo na nderon edhe me shumë!
Nderimi shkon te të nderuarit!
Këtë e dëshmojnë të gjithë ata që janë dekoruar me këtë dekorate, në mesin e të cilëve, vend nderi ka zënë edhe Hasan Malaj!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 22 qershor 2018