Nuk është më sekret dokumentacioni që tregon vijën e re kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilën qeveritë e të dyja shteteve kanë firmosur një marrëveshje dy javë më parë, shkruan sot Koha Ditore.
Fqinji perëndimor i ka publikuar të gjitha dokumentet, nga të cilat konfirmohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë.
Një ditë më parë Qeveria e Malit të Zi ia ka hequr statusin e dokumenteve të klasifikuara raportit që tregon punën trevjeçare të komisioneve që janë marrë me përcaktimin e vijës kufitare, pastaj marrëveshjes për kufirin, hartave topografike, si dhe përshkrimit tekstual të shtrirjes së kufirit shtetëror.
Dokumentet i kanë studiuar të mërkurën dy profesorë të Universitetit të Prishtinës, që ligjërojnë në Departamentin e Gjeografisë; Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, përcjell koha.net. Ata janë të profilizuar në gjeoinformatikë dhe hartografi.
I kanë gjeoreferencuar hartat e publikuara nga Qeveria e Malit të Zi dhe i kanë futur në GIS, sistem i përpunimit të hartave.
Pas kësaj kanë gjetur një gjë… (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.