Njëra ndër masat që nuk po pritet me shumë entuziazëm nga prishtinasit, është ndalimi i qarkullimit të veturave nëpër kryeqytet.
Më poshtë keni llojet e automjeteve qarkullimi i të cilave do të ndalohet, rrugët nëpër të cilat është i ndaluar trafiku dhe hartën me rrugët e kryeqytetit:
Vendimi lidhur me masat për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit
I. N D A L O H E T shitja e thëngjillit brenda territorit të Komunës së Prishtinës.
II. N D A L O H E T qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës, nga ora 06:00 – 22:00, përveç:
1. Automjeteve të transportit publik;
2. Automjeteve emergjente;
3. Automjeteve të Policisë së Kosovës;
4. Automjeteve të misioneve diplomatike;
5. Automjeteve të FSK-së;
6. Automjeteve të KFOR-i;
7. Automjeteve të EULEX-i;
8. Automjeteve të Drejtorisë së Inspeksionit;
9. Automjeteve – taksi të licencuara;
10. Automjeteve për bartjen e personave me aftësi të veçanta të cilat mbajnë shenjë identifikuese.
III. Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:
1. Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim
Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”;
2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamuri!
3. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;
4. Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;
5. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;
6, Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arberia” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”
IV. Transporti i udhëtarëve nga NPL “Trafiku Urban” në intervalin kohor të cekur në pikën I, do të bëhet pa pagesë, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
V. Furnizimi i bizneseve me mallra duhet të kryhet në intervalin kohor prej orës 22:00 – 06:00.
VI. Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Drejtoria e Inspekcionit.
VII. Policia e Kosovës do të asistojë në zbatimin e pikës II të këtij vendimi.
VIII. Ky vendim fillon të zbatohet nga data 31 janar 2018, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna e Prishtinës.


















