Harry Bajraktari: Nëntë njohje de-facto për Kosovën, Osmani t’i sigurojë edhe zyrtarisht njohjet e plota

E publikuar: 24/01/2026 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës—Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Indonezia, Kazakistani, Paraguaji, Uzbekistani, Mongolia dhe Maroku—tani ulen si TË BARABARTA me Republikën e Kosovës në Bordin prestigjioz të Paqes të Presidentit amerikan Donald Trump 🇺🇸.”

Kështu u shpreh Harry Bajraktari në reagimin e tij të fundit në facebook.

Ai thotë se me këtë vepri, ato shtete tani e kanë pranuar de-facto shtetitësinë e Kosovës.
“Duke u bërë pjesë e këtij forumi elitar, ato de-facto e kanë pranuar shtetësinë e Kosovës. Tani është koha që këto njohjet të bëhen zyrtare.”

Ai i bën thirrje presidentes Osmani t’i sigurojë edhe zyrtarisht njohjet e plota diplomatike.

“I bëj thirrje Presidentes Vjosa Osmani të kontaktojë drejtpërdrejt secilin prej udhëheqësve të këtyre shteteve për të siguruar njohje të plotë diplomatike. Këto njohje, që mund të arrihen lehtësisht me ndërmjetësimin e Presidentit Trump, forcojnë misionin amerikan për paqe dhe thellojnë bashkëpunimin brenda Bordit të Paqes.”