Veprimtari shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për një mandat të dytë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan Infosot.
Në një postim video, Bajraktari thekson se Kosova është mbi gjithçka dhe se vazhdimësia e presidencës së Osmanit është e domosdoshme për forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmbylljen e anëtarësimit të Kosovës në NATO, përfaqësim dinjitoz ndërkombëtar dhe ruajtjen e unitetit të brendshëm. Ai e përmbyll mesazhin me urime dhe bekime për Kosovën, popullin shqiptar dhe popullin amerikan.
🇽🇰 Për mua Kosova është mbi gjithçka dhe mbi të gjithë ne. 🇽🇰
Për të mirën e vendit dhe të popullit tonë, është e domosdoshme që Vjosa Osmanin ta kemi Presidente edhe për një mandat të dytë – për të garantuar vazhdimësi të aleancës me Amerikën, përmbylljen e anëtarësimit të Kosovës në NATO, përfaqësim dinjitoz dhe unitet të brendshëm.
Zoti e bekoftë Kosovën 🇽🇰
Zoti e bekoftë popullin shqiptar 🇦🇱
Zoti e bekoftë popullin amerikan 🇺🇸
#HarryBajraktari #VjosaOsmani #kosova
@followers @highlight

















