Harroni ISIS dhe Parisin, shihni tragjedinë në Spitalin Nënë Tereza (Foto)

E publikuar: 20/11/2015 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tiranë, ndërron jetë foshnja njëmuajshe pa atësi. Trupi i pajetë u fut në bagazhin e një makine në QSUT dhe u la në karrige në morg. Ndërkohë, në Kodër-Kamzë një 15-vjeçare përdhunohet nga babai

foshnja e vdekur ne morgNjë foshnjë rreth njëmuajshe, e paregjistruar në gjendjen civile, ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta në Tiranë, teksa policia ka nisur verifikimet për këtë rast. Ndërkaq, në Kodër-Kamzë, të Tiranës një 38-vjeçar është arrestuar, pasi ka përdhunuar vajzën e tij 15 vjeçe.

 Vdekja e foshnjës

Ngjarja e parë është regjistruar në zonën e Unazës së Re, ku mbrëmjen e djeshme në drejtim të Urgjencës dhe të sallës operative kanë mbërritur telefonata nga një vajzë që lajmëronte vdekjen e foshnjës. Me të mbërritur në pallatin në zonën e “Astirit”, autoambulancat dhe forcat e policisë kanë konstatuar se foshnja njëmuajshe kishte ndërruar jetë. Më tej, trupi i pajetë është dërguar në morgun e Tiranës, ku nga ekspertiza paraprake është konstatuar se nuk ka pasur shenja dhune dhe bëhet fjalë për një vdekje natyrale. Nga burimet policore mësohet për gazetën “Shqip” se nëna e foshnjës, 20-vjeçarja Entela.Sh, është marrë në pyetje për të dhënë versionin e saj rreth ngjarjes. Sipas dëshmisë së vajzës, ajo deklaron se mbrëmjen e djeshme ndodhej në shoqërinë e shoqes së saj, në apartamentin që kishin marrë me qira në Unazën e Re. “I thashë shoqes, ma ruaj pak bebin sa të bëj një dush dhe në qoftë se qan më thirr menjëherë”-mësohet të ketë deklaruar 20-vjeçarja. Sipas dëshmisë së saj, shoqja i kishte thënë se gjatë kohës që Entela nuk ndodhej në dhomë, foshnja nuk qante dhe dukej sikur ishte në gjumë. Por kur nëna është kthyer, ka vërejtur se diçka nuk shkonte dhe pas konstatimit se nuk merrte frymë është lajmëruar urgjenca e spitalit dhe policia. Ndërkaq, është marrë edhe dëshmia e shoqes së 20-vjeçares. Paraprakisht ngjarja është cilësuar si vdekje aksidentale dhe nga mjekoligjorët nuk janë konstatuar shenja dhune, por gjithsesi kanë nisur hetimet për këtë rast. Të njëjtat burime thanë se foshnja kishte lindur më 25 tetor 2015 dhe nuk ishte regjistruar në gjendjen civile, pasi nuk ka atësi.

Përdhunon vajzën

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Fatos Gurakuqi, 38 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij ka ndodhur pasi dyshohet se në Kodër-Kamzë, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij, me inicialet F.G, 15 vjeçe. Nga burimet e policisë mësohet për gazetën “Shqip” se 38-vjeçari ishte në gjendje të dehur kur e ka kryer përdhunimin e së bijës dhe u thoshte vazhdimisht specialistëve të policisë se “Donte shkollë të bënte qejf me çunat”. Përpos përdhunimit të vajzës, ai ka shkuar menjëherë në gjimnazin e Kodër-Kamzës dhe ka thyer derën e klasës së 10 të gjimnazit ku studionte e bija.