Harrojeni Drenicën, ky është fshati në Llap ku secili banor e ka asfaltin “në derë të shtëpisë”

E publikuar: 19/03/2024 20:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fshati ku ka lindur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, vërehet se rrugët në këtë fshat janë të gjitha të asfaltuara, dhe ato deri në oborrin e shtëpive.

Bëhet fjalë për fshatin Llugë të Podujevës, andaj gazetarja e lajmi.net, Florjana Hoti ka shkuar ta vizitojë këtë fshat dhe të marrë mendimin e banorëve për kryetarin e Podujevës dhe prejardhjen e emrit të veçantë të fshatit.

Banorët e fshatit thonë se kanë mendim pozitiv për kryetarin e Podujevës, dhe në zgjedhjet e ardhshme ata kanë vendosur që ta votojnë Bulliqin për kryetar. Ndërsa një I moshuar tregon edhe prejardhjen e emrit të fshatit. Ai thotë se para 130 viteve, shqiptarët që kanë ardhur nga Shqipëria, dhe janë vendosur në këtë vendbanim, e kanë vendin “llugë” të jetë, dhe nga ky emërtim edhe fshati e mori emrin Llugë. /Lajmi.net/

Më poshtë e keni videon e plotë: