Harresa shtetërore për liberalizimin e vizave

E publikuar: 22/07/2016 13:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, kur vërshuan mërgimtaret tanë ta vizitojnë Kosovën, ata mërgimtare që janë e vetmja shpresë jo vetëm për bukën e gojës së familjes së tyre, por edhe të mbajtjes gjallë të shtetit tonë Kosovës, mu dashtë serish të shkruaj për Liberalizimin e Vizave, dhe harresën shtetërore për lëvizje të lirë. Ndonëse në shkrimet e mija shumë vite më herët kam argumentuar me fakte ngecjen e Kosovës në këtë proces, si një studiues i çështjeve evropianë me duhet serish që të merrem më këtë teme.

PETRIT GASHI

Vitin e Kaluar kur ishte komisioni faktmbledhës për Liberalizim të Vizave pata thënë se: “Liberalizimi i Vizave mund tëbehët vetëm nëse ky proces është në tavolinën e bisedimeve më Serbinë, , ne të kundërtën mund të presim edhe shumë vite ”, dhe fatkeqësisht ajo çfarë kam thëne aso kohë po del të jetë e vërtete. Edhe pse jam i bindur thellë se liberalizimi nuk do zgjidhe problemet e shumta që ka Kosova dhe qytetarët e saj, kisha dashur që ky proces të kishte përfunduar dhe opinioni publik, partitë politike dhe institucionet e vendit të merren me probleme shumë më madhore dhe reale që ka vendi dhe qytetarët e saj.

Nder kushtet e vena për Liberalizim Vizash, me themeloret sot e kësaj ditë mbesin: Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, stabiliteti politik dhe ekonomik, bashkëpunimi rajonal dhe menaxhimi i tërësisëterritoriale apo kontrolli i mirëfilltë shtetërorë në tërë vendin, si disa nga faktorët e brendshëm, dhe si faktor të jashtëm anëtarësimi në organizata ndërkombëtare dhe njëkohësisht njohja e 5 vendeve të BE-së që nuk e pranojnëpavarësinë e Kosovës. Këto kushte realisht asnjëra e as tjetra nuk janë përmbushur asnjëherë, dhe si rezultat i mos përmbushjes së kushteve reale, Qeveria e Kosovës dhe krerët e saj kanë vendosë që këtë proces ta fusin nënjë lojë kompromisi në tavolinë bisedimesh mështetet fqinje duke e përfshirë edhe Serbinë.

Fatkeqësisht po del të jenë të vërteta të gjitha argumentet e paraqitura vite me pare, që kjo garniture politike nuk është e aftë për të ndërtuar shtetin, dhe kësisoj vetëm kompromisi në dem tëterritorit të vendit mund ti shtyje proceset përpara. Sot, sikur është heshtur entuziazmi qeveritar për Liberalizim Vizash, ndërkohë që para disa muajve akuzonin opozitën se po e pengon këtë proces për shkak të mos ratifikimit të demarkacionit që realisht përsëriështëkompromise në dem të Kosovës.

Kjo orvatje për tëfajësuar të tjerët për ngecjen e vet qeveritareve është traditë që nga viti 2010, ku për çdo vite shpiknin probleme të reja në favor të mbajtjes së pushtetit e të dëmtimit të qytetareve. Prandaj edhe sot, edhe po të kalonte Demarkacioni ( i cili sipas qeveritareve është kusht për vizat) procesi i lëvizjes së lirë tëqytetarëve në BE do jetë i vështire. Asnjë nga shtetet e BE-së nuk është e gatshme që të pranojë të lëvizin lirshëm qytetarët e një shteti i cili korrupsionin e ka në nivelet me të larta qeveritare, sistemin e drejtësisë të dështuar dhe stabilitetin politik dhe ekonomik nën piken zero.

Prandaj loja me vizat nuk është asgjë tjetër pos zgjatjes se jetës së kësaj garniture politike që veç imazhit të vendit po humbin edhe perspektiven e qytetareve të tyre dhe investimet e huaja direkte në vend. Sot, qasja evropianë ndaj Kosovësështë e matur, dhe pavarësisht miqve që kemi atje për të lobuar për NE, asnjëherë nuk i kemi dëshmuar kundërshtareve tonë që mund të qeverisim mire dhe mund ta zhvillojmë vendin ekonomikisht. Si rezultat i kësaj,qytetarëve të vendit po i ofrohen dy mundësi për të lëvizur në BE:
1. E para – për të humbur territor në emër tëkompromisit për të lëvizur lirshëm ( edhe pse mund të jetë në mënyre të kufizuar për shkak të 5 vendeve që ende nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës), me të cilën jam i bindur që vet qytetarët nuk pranojnë dhe
2. E dyta – Ndryshimi i kësaj garniture politike qeverisëse e cila do e sillte një fryme të re në vend për tu marr me problemet reale tëqytetarëve dhe plotësimin real të kërkesave që dalin nga BE.

Unëmendoj, se ndryshimi i mentalitetit qeverisës në vend, dhe puna e shtetit për tu marr me problemet reale, do e kthejë vëmendjen evropiane karshi Kosovës dhe qytetarët e këtij vendi, dhe jo që vetëm qe do lëviznin lirshme, por do të ndihen krenar me shtetin e tyre. Prandaj loja me vizat edhe këto dite vere do jete me shume fajësim ndaj njeri-tjetrit e zhgënjim për qytetaret se sa e arritur konkrete për lëvizje të lirë në vendet evropiane.

PETRIT GASHI: STUDIUES I ÇËSHTJEVE EVROPIANE DHE POLITIKAVE TË BE-SË