Hardinaj protestoi dje kundër Mustafës, sot pinë kafe bashkë [VIDEO]

E publikuar: 19/04/2015 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kundër kapjes së shtetit”, ishte slogani i njërit prej iniciatorëve të protestës së djeshme, kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, i njëjti një ditë më vonë është parë bashkë me kryeministrin aktual, Isa Mustafa, duke pirë kafe.

“Isa dhe Hashimi e kanë kap shtetin”, aludonte dje Haradinaj në kryeministrin Mustafa.

Por, sot ishte krejt ndryshe. Ramush Haradinaj dhe Isa Mustafa ndanë pak kohë për kafe.

Ata u kapën nga kameramani i KosovaPress-it, duke u takuar në hollin e njërit prej hoteleve në Prishtinë dhe si duket Haradinaj ishte ai që ishte ftuar nga Isa Mustafa.

Por, vendi si duket nuk i pëlqeu Haradinajt, pasi tha që aty ‘po i shohin krejt’.

“Pse nuk u fshehshit diku, se këtu na shohin krejt”, ishte komenti i Haradinajt, kur pa kamerat dhe gazetarët.

Ndërsa punëtorët e kabinetit të kryeministrit kanë tentuar të tërheqin vëmendjen e gazetarëve dhe të kameramanëve, duke thënë se ky takim nuk është asgjë përveç një kafe.

Ata, me ndihmën edhe personave të sigurimit të kryeministrit, arritën të largonin dhe të shtynin kameramanët dhe gazetarët.

Në tavolinë është parë i ulur edhe Ismet Beqiri./KP/


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/hardinaj-protestoi-dje-kunder-mustafes-sot-pine-kafe-bashke-vi-95125/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright