Hardaway kërkon që Limaj të shpallet fajtor

E publikuar: 04/12/2015 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i rastit të MTPT-së, Charles Hardaway, ka kërkuar që Fatmir Limaj të shpallet fajtor, për veprave të dyshuara korruptive sa ishte ministër në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

Kjo është kërkuar nga Hardaway në seancën e stome dëgjimore, i cili edhe ka paraqitur argument që, sipas tij, e ngarkojnë me faj të parin e Nismës për Kosovën.

Avokatët e Limajt do të shtrojnë argumentet mbrojtëse për deputetin e Kosovës, por pas pauzës, e cila do të zgjasë deri në orën 13:00, njofton Klan Kosova.