Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, arrestimin e sotëm spektakular të z. Dardan Molliqaj, e konsideron si mungesë të çdo kredoje morale të këtij pushteti.
“Në kohë grevash dhe shprehje të pakënaqësive kolektive të popullit të Kosovës, qeveria e tandemit Mustafa-Thaçi, në vend të ofrimit të zgjidhjeve, po i ofrojnë Kosovës spektakle dhune.
Në asnjë mënyrë nuk e kontestojmë të drejtën që drejtësia të funksionojë, por veprimet e tilla, si sot, më tepër duken si shprehje e nervozes dhe dëshpërimit që protesta e fundit ishte paqësore.
Ky pushtet, me vetëdije apo pa të, po vihet çdo ditë e më shumë në funksion të dhunës”, thuhet në reagimin e kryetarit Harardinaj.