
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se partia e tij nuk do të bëjnë pengesë sa i përket votimit të kryetarit të Kuvendit, por deklaroi se do të kenë qëndrim të përbashkët edhe me PDK-në e LDK-në
“Ne në princip kemi thënë se jemi për konstituimin e Kuvendit, por do të marrim qëndrim të përbashkët me opozitën, nuk do të ndahemi as për kryetarin e Kuvendit. Ka deklarime se opozita nuk do të marr pjesë në votim për kryetarin e Kuvendit, por nëse ndryshon diçka sa i përket AAK-së për kryetar të Kuvendit nuk e bëjmë pengesën, sa i përket qeverisë e dini qëndrimin tonë”, ka thënë Haradinaj para mediave.
Seanca konstituive e Kuvendit ishte paraparë të niste në ora 10:00, derisa partia e parë ende nuk e ka bërë të ditur emrin e të nominuarit për kryetar të Kuvendit.
Kreu i VV-së, Albin Kurti gjatë arritjes në Kuvend nuk ka treguar nëse i kanë numrat e nevojshëm.