Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të ishte mirë që të ketë marrëveshje politike në mënyrë që presidenti i ardhshëm të zgjidhet me votën e popullit.
Sipas tij kjo ujdi duhet të bëhet deri më 17 shkurt.
Haradinaj po ashtu ka deklaruar se po vjen momenti kur Opozita po tregon përfundimisht se si të dilet nga kriza politike.
Në takimin me shoqërinë civile ai ka shtuar se tri partitë opozitare kanë sfida të ndryshme ku sipas tij kanë shumë të përbashkëta por edhe në disa prej tyre dallojn.
Haradinaj këto deklarata i bëri gjatë takimit që pati me përfaqësues të shoqërisë civile ku u diskutua për krizën politike në vend.