Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar bashkë me nënën Rukë.
Haradinaj tha se qytetarët duhet t’i dalin krah Kosovës.
“Unë me nanën Rukë, me Suzanën, gruja e Shkëlzenit, motrën Valbonën që ka ardhur prej Gjermanie, votuam në Gllogjan. E shfrytëzuam të drejtën me votu, bëjë thirrje qytetarëve, të gjithëve, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë të vendosin. Ky është vendimi i tyre më i madh, e t’i dalin krah Kosovës gjithë”, tha Haradinaj.

















