Haradinaj vlerëson lartë librin e Ethem Çekut, “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”

E publikuar: 15/05/2024 15:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është promovuar libri “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”i autorit Prof. Dr. Ethem Çeku.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se autori ka sjellur një vështrim të historisë shqiptare, ngjarjeve që kanë karakterizuar rrugëtimin e formimit të shtetit kombëtar shqiptar.

“Pata nderin të jem në promovimin e librit “Shqiptarët dhe Shqipëria 1908-1912”, me autor Prof. Dr. Ethem Çeku. Përmes këtij libri, autori ka sjellë një vështrim të historisë shqiptare, ngjarjeve që kanë karakterizuar rrugëtimin e formimit të shtetit kombëtar shqiptar.

Ethemit i uroj suksese të mëtejme!”, ka thënë Haradinaj.