Haradinaj viziton “Meti Commerc” në Gjilan, vlerëson përkushtimin dhe suksesin e biznesit të Bekim Ukshinit

E publikuar: 13/12/2024 02:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë në qytetin e Gjilanit, ku ka theksuar lidhjen e tij të fortë shpirtërore me këtë qytet të njohur për mikpritjen dhe respektin e tij. Gjatë vizitës, ai ka takuar individë të cilët, përmes punës së palodhur, kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit dhe ruajnë vlerat tradicionale të mikpritjes.

Një nga ata është Bekim Ukshini, pronar i “Meti Commerc”, i cili ka transformuar biznesin familjar në një model suksesi. Haradinaj e ka vlerësuar përkushtimin dhe vizionin e Ukshitit, duke e konsideruar shembull frymëzues për të gjithë. Sipas Haradinajt, ky sukses i “Meti Comerc” është dëshmi e mundësive të mëdha që ofron sektori privat për zhvillimin e Kosovës dhe krijimin e vendeve të punës.

Postimi i plotë:

Me Gjilanin kam një lidhje shpirtërore që është ndërtuar mbi respektin dhe mikpritjen që e gjej çdoherë në këtë qytet bujar. Kur vizitoj Gjilanin, e konsideroj të domosdoshme të ndalem dhe të takoj njerëz punëtorë që jo vetëm kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qytetit, por edhe ruajnë e kultivojnë vlerat tona të shenjta të mikpritjes dhe respektit. Një prej këtyre shembujve frymëzues është miku im, Bekim Ukshini, i cili me përkushtim dhe vizion ka ditur ta transformojë biznesin familjar në një model suksesi për të gjithë.