Haradinaj viziton klinikën e QKUK-së, ku ndodhën vdekjet e dyshimta

E publikuar: 21/09/2017 08:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai do të zhvilloj një vizitë në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK në ora 8:30.

Të premten që shkoi, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka kryer obduksionin e tre pacientëve, të cilët kanë vdekur pasi janë operuar në sallat e QKUK-së. Vdekja e tyre është cilësuar si e dyshimtë nga ana e organeve të hetuesisë. Gazeta Express ka folur me Arsim Gërxhaliun e Institutit të Mjekësisë.

Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet në lidhje me rastet e vdekjeve të cilësuara si të dyshimta, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas tij, të gjitha bombolat e gazit tashmë janë larguar nga sallat derisa sallat operative në Klinikën e Kirurgjisë, tashmë po funksionojnë vetëm për rastet emergjente.

Përveç dy rasteve të vdekjeve në sallat operative, ndërkohë Policia ka konfirmuar se po heton edhe të paktën dy raste tjera, që ishin raportuar nga familjarët, po ashtu si vdekje të dyshimta.

Duke iu referuar njërit rast, në komunikatën e Policisë, thuhet se për vdekjen e një gruaje, ankuesi dyshon për pa kujdesi dhe pajisjet mjekësore.