Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje anën kombëtare e ka të huazuar dhe nuk e kupton atë.
“Unë mendoj që ata këtë anën kombëtare e kanë më shumë të huazuar, nuk e kuptojnë, besoni unë i kam përcjellë ata, nuk them se nuk janë të gjithë shqiptarë të mirë, po ata e kanë adaptuar këtë kombëtarizmin edhe nuk po e kalkulojnë mirë”, ka thënë ai.
“Nuk mundesh me qenë shqiptar i mirë duke i mohuar frytet e Kosovës”, përfundoi Haradinaj.
/koha.net/