Haradinaj: Uroj mikun tim të kamotshëm Joe Biden

E publikuar: 07/11/2020 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar presidentin e ri të ShBA-së, Joe Biden.

Haradinaj ka ndarë një foto me presidentin e ri amerikan, teksa ka thënë se do të vazhdojnë bashkëpunimin drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ky është statusi i tij i plotë:

Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kamotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër.

Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

RH