Ka mbetur edhe më pak se një orë deri te fillimi i ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, raporton KosovaPress.
Skuadra e drejtuar nga Bernard Challendes do të kërkoj reagimin pozitiv pas humbjes nga Maqedonia e Veriut para katër ditësh.
Ndërkohë, para fillimit të ndeshjes, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se përkundër mungesës në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”, zemra e tij pulson për lojtarët sonte.
“Edhe pse sonte nuk jemi në tribunat e “Fadil Vokrrit”, zemra jonë pulson për ju!”, shkroi Haradinaj në profilin e tij në Facebook.