Haradinaj tubim në Ferizaj: Mbështetje për bizneset, arsimin, shëndetësinë, familjet dhe pensionistët

E publikuar: 30/01/2025 17:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në Ferizaj në një tubim të organizuar në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai ka thënë se në qeverisjen e tij Ferizaj ishte top prioritet i tyre.

“Ferizaj – prioritet i Kosovës Fituese! Ferizaj, në qeverisjen tonë ishte top prioritet i qeverisë. Ky përcaktim do të jetë kursi ynë edhe për qeverisjen e ardhshme. Mbështetje për bizneset, arsimin, shëndetësinë, familjet dhe pensionistët. Faleminderit Ferizaj për pritjen madhështore. 1️⃣3️⃣7️⃣ për Kosovën Fituese.”