Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nesër nuk do të ketë seancë për demarkacion. Ka thënë se seanca për votimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
“Mund të ndodhë që seanca të mos mbahet nesër. Gjatë javës do të kemi numrat. Besoj se i kemi nurmat për shkak se e drejta e Kosovës në territor është respektu”, ka thënë Kryeministri Haradinaj, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë, në mbledhjen e Qeverisë është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishkim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.
Më herët ishte caktuar seanca e demarkacionit për të dielën, në orën 18. Por, nuk dihet saktë se pse ka ndodhur kjo shtyrje.
Vetëvendosje ka paralajmëruar votë kundër dhe veprime të njëjta qysh e ka kundërshtuar edhe më herët demarkacionin.
Ndërkohë, LDK, PDK, AAK e NISMA kanë thënë se do të votojnë pro. /GazetaExpress/
















