Haradinaj tregon për herë të parë çfarë biseduan me Markoviqin për demarkacionin

E publikuar: 02/01/2018 12:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mali i Zi ka deklaruar disa herë se nuk do ta rishikojë marrëveshjen e vijës kufitare me Kosovën, pasi për ta është punë e kryer dhe i takon Kosovës të gjejë zgjidhje për problemet e brendshme.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në vizitën e fund zyrtare në Bruksel është takuar me homologun e tij malazias, Dushko Markoviq.

Haradinaj në një intervistë për lajmi.net, ka treguar për herë të parë se çfarë kanë biseduar me Markoviqin për demarkacionin.

“Ai ma konfirmoj, tha ne duke besuar se çdo gjë është ashtu siç jemi marr vesh, na e kemi kryer punën tonë. Sa i përket neve është punë e kryer, sikur ta kishit kryer edhe ju do të ecim prej kësaj teme”, ka thënë Haradinaj në lidhje me bisedën e zhvilluar me Markoviqin.

Gjithashtu, ai tregon se i ka propozuar Markoviqit që marrëveshja të rishikohet dhe të korrigjohet, mirëpo ai nuk i ka dhënë qëndrim për këtë.

Kryeministri deklarohet edhe për ftesën që i ka bërë kryeministrin malazias dhe nëse ai e ka konfirmuar.

Gjithashtu, flet se nëse vizita e homologut të tij do të jetë zgjidhje përfundimtare për ngërçin të demarkacionit.

Tjera detaje i gjeni në intervistën më poshtë.