Haradinaj: Transformimi i FSK në FAK dhe themelimi i BNH kompletojnë sistemin e sigurisë

22.02.2016 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj: Transformimi i FSK në FAK dhe themelimi i BNH kompletojnë sistemin e sigurisë

Lideri i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka shkruar për reformat institucionale për kompletimin e sistemit të sigurisë.

Sipas Haradinajt janë dy fusha që kërkojnë reforma institucionale për të kompletuar sistemin e sigurisë nacionale dhe rendit e ligjit në Kosovë.

Lexoni postimin e plotë:

Reforma institucionale për kompletimin e sistemit të sigurisë
Janë dy fusha që kërkojnë reforma institucionale për të kompletuar sistemin e sigurisë nacionale dhe rendit e ligjit në Kosovë.
1. Transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës
Ku përfshihet ndryshimi i misionit, mandatit, detyrave, përgjegjësive, numrit të pjesëtarëve, buxhetit, pajisjeve dhe infrastrukturës;
2. Themelimi i Byrosë Nacionale të Hetimeve –BNH
Që do të jetë mekanizëm i sistemit të drejtësisë penale të Republikës së Kosovës, i vendosur te Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të jetë i specializuar për të hetuar krimet; të ketë homologun e vet në Departamentin e Hetimeve në Policinë e Kosovës, që do të të ketë emër të ngjashëm – Policia BNH; si dhe në sistemin gjyqësor – Departamenti Gjyqësor për Rastet Penale nën Juridiksionin e BNH-së.
BNH do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivel të lartë.
Programi ynë për këto reforma është i bazuar në nevojat e domosdoshme për funksionalizimim e sigurisë nacionale dhe rendit e ligjit në Kosovë.
Do të hartojmë dhe miratojmë infrastrukturën e duhur ligjore e kushtetuese për të realizuar reformat në këto fusha.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm