Kandidati i koalicionit PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, thotë se do t’i rrisin pensionet, kontributdhënëse dhe jo- kontributdhënëse.
“Do të ofrojmë programe rehabilitimi dhe rekreacioni, transport publik pa pagesë nëpër të gjitha komunat e Kosovës, përkushtohemi që të ofrojmë listë shtesë të barnave falas”, shkruan Haradinaj.
“Sot bashkë me z. Veseli u zotuam për përkujdesje më dinjitoze për pensionistët e Kosovës. Lidhja e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës do të jenë partner i Qeverisë në trajtimin dhe gjetjen e zgjidhjeve për problemet dhe nevojat e pensionistëve të Kosovës. #KohapërFillimeRi”, ka theksuar kryetari i AAK-së.

















