Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se për vitin 2018, prioritet kryesor i Qeverisë do të jetën ngritja e cilësisë në arsimin e lartë.
Haradinaj me anë të një postimi në facebook ka shkruar se ka kërkuar nga ministri i Arsimit dhe nga kryetarët e komunave që t’i kushtojnë vëmendje testit PISA
“Këtë vit, e kemi si dialog të vazhdueshëm, ngritjen e cilësisë në arsim, si top-prioritet i Qeverisë dhe do ta trajtojmë pandërprerë, deri në jetësimin e këtij synimi”.
“Kam kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga kryetarët e komunave dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, që t’i kushtohet vëmendje e shtuar testit PISA, që pritet të mbahet në fund të prillit. Kjo do të jetë sfida jonë e parë”, ka shkruar ai/insajderi.com/