Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë.
Megjithatë, ai kërkon që të hiqen kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe të bizneseve.
Po ashtu ai ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme.
Ky është statusi i tij i plotë:
Kosova është në rrugë të mirë të mposhtjes së pandemisë. Javëve të fundit, ndërgjegjësimi i qytetarëve po jep rezultate të mrekullueshme.
Edhe më tutje mbes me qëndrimin se kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve është i panevojshëm. Sëmundja do mposhtet me kulturën tonë për të jetuar me të, duke bërë kujdes e duke ruajtur shëndetin tonë dhe të tjerëve.
Pres që Kuvendi i Kosovës të miratojë pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset, e masa të tjera të nevojshme.
Unë besoj që vendi ynë do të rimëkëmbet. Me politika të drejta, mobilizimin tonë, bizneseve, diasporës dhe përkrahjen e aleatëve.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.