Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka thënë se është informuar nga zyrtarët amerikan të Administratës së re se presidenti Donald Trump synon që të rigrupoj dhe riorganizoj dhe të tërheq një numër të trupave amerikane nga Evropa, përfshi edhe Kosovën.
Ai ka thënë se ka lutur Richard Grenell që Kosova të mos përfshihet në këtë plan.
‘’I kërkova që të mos përfshihemi në këtë planë, pra për Kosovën të bëhet një përjashtim. Këtë e kam kërkuar edhe në instanca të tjera’’, ka thënë ai duke shtuar se në secilin takim është mirëprit kërkesa dhe vazhdimësia e miqësia për me i ruajt marrëdhëniet me SHBA-të.
‘’Pra, kur s’je në linjë me SHBA-të je me të tjerët që janë kundër SHBA-së’’, ka thënë ai.
Gjithashtu, Haradinaj ka thënë se Kosova ‘’nuk guxon të mos jetë në linjë me ta[SHBA-të]’’.
Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Haradinaj ka thënë se ka kërkuar që në koordinim me Amerikën të filloj krijimi i ekipës së Kosovës për hartimin e planit për anëtarësim në NATO dhe se kërkesa e tij është mirëprit si në Shtëpinë e Bardhë po ashtu edhe në Pentagon.
‘’Të dy institucionet janë të hapura, në Pentagon dhe Departament të Shtetit e kam PO, pra muj me ju thënë e kam PO, por duhet me punu dhe duhet me zgjeru këtë po me të gjithë dhe thëm se nuk është proces i lehtë dhe i shpejtë’’.
Ai tutje ka thënë se sa i përket dialogut me Serbinë nuk ekziston më dhe se për këtë dhe temat e tjera ai ka deponuar një dokument në Departament të Shtetit dhe Pentagon.
‘’E ke zor me hy në NATO edhe ende me qenë në dialog me një fqinj problematik dhe nuk është në logjik të hyrjes në NATO nëse ti vazhdon se ata mujn me thënë masi keni dialog po jav presim rezultatet e atëherë hajdeni në NATO. Unë mendoj se dialogu është kry dhe s’ka dialog më me Serbinë’’, ka thënë ai duke shtuar se të gjitha çështjet janë kontrata.
‘’Tash ne marrim obligim për ato që i kemi marr, por me Serbinë nuk dialogojmë më për këto tema se janë të kryme…dhe duhet me i ngrit në një nivel tjetër marrëdhëniet me Serbinë… dhe kjo është pëlqy edhe nga zotëri Grenell’’.