Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se situata në vend është e rëndë dhe populli nuk mund të durojë më. Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhjet për tejkalimin e situatës.
“Ne kemi institucione tepër të dobëta. Kemi njerëz që vërtet janë duke udhëhequr keq me këto institucione. Këtë njerëz nuk janë adekuat për situatën aktuale. Ne nuk jemi mirë në arsim, shëndetësi, drejtësi”.
“Nuk besoj që populli nuk duron shumë kështu. Mendoj se mënyra më e mirë për të dal nga kjo situatë është shkuarja në zgjedhje. S’ka skenar tjetër për të dal nga kjo situatë. Është mirë të rishikohet edhe njëherë se çka mendojnë qytetarët”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj në një intervistë për Tribuna Channel thotë se asnjëherë më nuk do të mund të ribashkohej më LDK-në dhe Isa Mustafën në një koalicion pasi këta të fundit sipas tij, tashmë kanë ndryshuar dhe nuk janë të njëjtit.
” Jo nuk besoj. LDK nuk është me një materie që mund te behët ndryshime në vend. Tani kjo ka ndryshuar dhe nuk mund të flitet më ketë parti për ndryshime”, ka thënë Haradinaj.
Për situatën në vend, i pari i AAK-së, fajëson PDK-në, por tani më hyrjen në koalicion një pjesë të fajit ia hedh edhe LDK-së.
Haradinaj thotë se opozita është e unifikuar dhe kanë një komunikim të mirëfilltë.