Haradinaj: Thaçi s’asht President imi e as i qytetareve te Kosoves (Video)

E publikuar: 15/03/2016 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Vet populli i Kosoves ka qene UÇK”, tha i ftuemi per sonte ne Rrokum Roll – deputeti nga AAK, Daut Haradinaj.

“Njerezit i kane bindjet e veta, qendrimet e veta. Duhet me dale e me i tregue hapun njerezve se kush ka qene UÇK”, tha nder tjera Haradinaj, tue fole per UÇK’n.

Ai shtoi se debati i fundit per UÇK’n nuk po i ban nder UÇK’s.

“Nuk ka arme ma te madhe se sa shpresa, luftaret kane luftue me shpres se kane me lirue vendin”.

“Keta po instistojne ne çdo menyre qe, me ane te numrave, me qendrue ne krye”, tha nder tjera Haradinaj, tue fole per qeverisjen ne vend, dhe per vendimin e Kushtetueses per marreveshjen e AKS’s.

Haradinaj kujtoi deklaratat e Kryeministrit dhe tashma Presidentit te zgjedhun Hashim Thaçi, ku thote se s’asht shkele Kushtetuta ne kete marreveshje.

“Ata i kane qite rregullat, ata i kane qite kushtet, e keta kane shkue veç si shikues aty”, tha ai tue fole per Demarkacionin me Malin e Zi. Haradinaj shtoi se nuk bahet fjale per toke te vogel.

“S’asht Kosova e jemja, keto tema e kalojne individin. Vendimi asht i kontestueshem”, tha ai, tue e rikujtue se i ka thane zotni Thaçit qe s’ka me qene President konform Kushtetutes, tue e shkele Kushtetuten me marreveshje.

“Asht e vertete qe Presidentin Rugova e kane perkrah i madh e i vogel. Nuk kane lejue me shkue garda ushtarake ne ceremonine e varrimit. Une mendoj se e kam krye detyren time per me i bind deputetet e LDK’s qe mos me votue Thaçin per President. Une i respektoj deputetet e LDK’s edhe kur thone se kane me votue Thaçin per President, se e kane me marreveshje”, tha nder tjera Haradinaj, tue fole per diten kur zotni Thaçi u zgjedh President.

“As nuk e kthye FSK’n ne FAK, as nuk u ba liberalizimi i vizave, as nuk u anetaresuem ne UNESCO”, i permendi si deshtime te Qeverise, tue shtue se opozita veç e ka mbrojte Kosoven, nen betimin qe e kane dhane si deputet te vendit, kur i ka ba ato veprime mbrenda Kuvendit.

“Nuk mundem me thane se asht institucion legjitim kur Qeveria merr vendime anti-Kushtetuese”, tha ai tue iu referue Kuvendit, gjate bisedes per bojkot te Kuvendit nga AAK. Ai sqaroi se mandatin e ka dorezue veç Ramush Haradinaj, e te tjeret veç kane me bojkotue.

“Une jam ithtar i asaj pune – me shkue me liste te perbashket, me i fitue zgjedhjet”, u pergjigj Haradinaj ne pyetje e moderatorit Jupolli se a ka me shkue ne nji liste te perbashket opozita, ne rast te zgjedhjeve te parakohshme.

E per sulmet ndaj Presidences, shtepise se Kryeministrit, dhe djegien e veturave, Haradinaj ftoi “qytetaret e pakenaqun” mos me ba kesi veprime, edhe nese i bajne mbi kauzat e opozites.

“Opozita s’e ka per target damtimin e institucioneve, veturave e shtepive, por e ka per target masivizimin ne protesten e 26 Marsit”, theksoi ai.

“Kurrkush ma nuk po i han keto pallavra, se nuk mundem me qene une i armatosun kur dale ne proteste…keto jane pallavra te tanjugjeve te pushtetit”, tha ai, lidhun me lajmet se ka pase persona te armatosun ne protestat e opozites.

“Interesi i qytetareve asht shume i madh. Jam i sigurt qe mbeshtetja nga populli ne proteste ka me qene shume e madhe”, vleresoi Haradinaj.

E ne pyetjen se a ka me qene proteste nji ditore, apo ka me vazhdue protesta me tenda ne shesh, Haradinaj tha se per kete i takon me fole vet liderave te opozites.

“Vet ai mesazh i tij e tregon se çfare Presidenti asht ai”, tha tue fole per deklaraten e Thaçit se i ka prite me kafe.

“Jam i bindun qe nga kjo proteste kane me marre mesazhin edhe Qeveria edhe miqte nderkombetare qe kjo Qeveri duhet me shkue. Gjendjen nuk e kane mjaft ne kontroll, qytetaret jane te revoltuem, e dijne edhe ata. Zgjidhja asht me shkue ne zgjedhje”, tha krejt ne fund si mesazh Daut Haradinaj.