Kryeministri Ramush Haradinaj teksa njoftoi se u takua me profesorin dhe analistin Daniel Serwer, i konsideroi të vlefshme këshillat amerikane.
“Këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshme për politikën tonë”, shkroi Haradinaj në facebok.
Ai më pas tregoi se për çfarë bisedoi me Serwer-in.
“Me ekspertin amerikan bashkëbiseduam për proceset që po i kalon Kosova në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe për politikat e BE-së për zgjerim”, shkroi më tutje Haradinaj.
Serwer dje mbajti një ligjëratë në Prishtinë./kallxo.com/