Haradinaj të premten e ardhshme në Bruksel, shkak MSA-ja

E publikuar: 08/11/2017 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj, të premten e ardhshme më 17 nëntor, do të udhëtoj drejt Brukselit për të diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA).

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, shefi i zyrës për informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi.

“Haradinaj javën e ardhshme do të udhëtoj për në Bruksel për të diskutuar për MSA-në, dhe nuk ekziston asnjë mundësi qe të takohet me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se ky udhëtim nuk ka të bëjë asgjë me çështjen e vizave për Kosovën.