Haradinaj takon senatorin Peters, ia thekson nevojën urgjente për anëtarësim të Kosovës në NATO

E publikuar: 22/01/2025 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar senatorin Gary Peters, shkruan InfoSot.

Haradinaj ka diskutuar për marrëdhëniet strategjike mes Kosovës dhe ShBA-së, si dhe i ka theksuar atij nevojën urgjente për anëtarësim në NATO.

Postimi i plotë:

Në një pritje të ngrohtë nga senatori amerikan Gary Peters, kemi diskutuar hapur lidhur me rikthimin e Kosovës në marrëdhënie strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nevojën urgjente të anëtarësimit të Kosovës në NATO, sipas Planit Aksional për Antarësim.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës sonë kishte të bënte me rolin e komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e urave të bashkëpunimit me theks të posaçëm – Mërgata Shqiptare në Michigan.