Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka takuar presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj.
Haradinaj tha se me Begajn zhvilluan një bisedë të hapur dhe vëllezërore për situatën politike në rajon.
“Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllezërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve. Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar. Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më parë”- tha Haradinaj.