Haradinaj takon përfaqësuesin e Ambasadës së Japonisë, bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellët

E publikuar: 17/01/2023 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Haradinaj gjatë këtij takimi me Yamanaka, bisedoi për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.

Po ashtu, Haradinaj u ftua të marrë pjesë në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.

Shkrimi i plotë:

“Japonia si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës.

Në takim me z. Keisuke Yamanaka, të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, diskutuam për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.

Me kënaqësi pranova ftesën Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, z. Yamanaka i shpreha mirënjohjen për përkrahjen që Japonia na ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.