Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar ish-komandantin e KFOR-it, gjeneral Erhard Buhle.
Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve strategjik në rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE-së.
Haradinaj tha se me ish-komandantin e KFOR-it biseduan për për zhvillimet politike, ekonomike dhe të sigurisë në vend, si dhe siç u shpreh ai mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë në shumë sfera.
“Kënaqësi takimi me gjeneralin Erhard Bühler që për shumë vite i shërbeu Kosovës dhe qytetarëve të saj, Mustafë Abazin kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Gjermani si dhe mikun e bashkëpunëtorin shumëvjeçar Gani Dreshaj, ish deputet dhe zv.ministër i jashtëm”, ka shkruar Haradinaj.