Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin nga Partia Popullore Austriake, në përbërje nga deputetë, këshilltarë dhe zyrtarë tjerë.
Haradinaj deputetëve austriakë iu ka shprehur mirënjohje për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në proceset e rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në suksesin e arritur në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në arritjen e liberalizimit të vizave.
“Në takim me delegacionin nga Partia Popullore Austriake, në përbërje nga deputetë, këshilltarë dhe zyrtarë tjerë, shpreha mirënjohjen e thellë për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në proceset e rëndësishme për Kosovën, veçanërisht në suksesin e arritur në procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në arritjen e liberalizimit të vizave.
Gjithashtu, shpreha nevojën për mbështetje të mëtutjeshme të Austrisë në aspiratën tonë për integrim euro-atlantik, arritjen e statusit vend kandidat në BE dhe nisjen e Partneritetit për Paqe.
Theksova nevojën e thellimit të bashkëpunimit tonë në aspektin politik dhe ekonomik, duke zgjeruar kështu miqësinë e veçantë dhe avancimin e raporteve mes shteteve tona”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.