Haradinaj takon ambasadorin e Kanadasë në Kosovë

E publikuar: 24/05/2017 13:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i AAK-së, njëherësh i dominuar për kryeministër, Ramush Haradinaj ka pritur këtë të enjte ambasadorin e Kanadasë për Kosovë dhe Kroaci, Daniel Maksymiuk.

Haradinaj me ambasadorin Maksymiuk kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve por edhe avancimin e tyre në fusha të ndryshme.

“E vlerësoj mbështetjen e Kanadasë për Kosovën, në proceset e shtetndërtimit dhe konsolidimit ndërkombëtar të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Me ambasadorin Makymiuk biseduam për aktualitetin politik në vend dhe rajon, për përshpejtim të proceseve të integrimeve euroatlantike për Kosovën”, ka shtuar ai.

Por që ata kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike me theks për investimet e Kanadasë në Kosovë.