Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj do të takohet nesër (e martë ) me presidentën Atifete Jahjaga.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.
Kjo pasi sot, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka ftuar në takim liderët politik të vendit, për t’u konsultuar rreth zgjidhjes së krizës. /Gazeta Tribuna/