Haradinaj takohet me Kosnett, flasin për zhvillimet të fundit politike

E publikuar: 18/03/2021 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot zhvilloi takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.Gjatë këtij takimi, Haradinaj dhe Kosnett kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike.Haradinaj tha se e ka informuar ambasadorin amerikan se AAK-ja do të jetë zë i fuqishëm që do të kërkojë llogaridhënie nga pushteti i ardhshëm.

“Në sfidat në të cilat po kalon Kosova, integrimet euroatlantike, situata me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe dialogu, ka partneritet të pakontestueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.Në fund, ai tha se ka falënderuar ambasadorin Kosnett për kontributin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën.