Haradinaj takohet me Delawie, flasin për zgjedhjet

E publikuar: 14/06/2017 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie.

Haradinaj ka thënë përmes një postimi në Facebook se me ambasadorin amerikan kanë biseduar për zgjedhjet e 11 qershorit dhe krijimin sa më të shpejtë të institucioneve, njofton Klan Kosova.

Më poshtë postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Sot kam pritur në një takim, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie me të cilin bashkëbiseduam për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë dhe mbarëvajtjen e tyre si dhe për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve të vendit me qëllim të avancimit të proceseve të Kosovës.

Shpreha në veçanti mirënjohjen për SHBA-të dhe rolin e tyre në ndihmë Kosovës në të gjitha proceset e saj dhe në veçanti ndihmës në shtetndërtim dhe krijimin e një shoqërie demokratike në vend.