Haradinaj-Sveçlës: Ju jeni gëzu kur janë dënuar komandantët

E publikuar: 03/10/2017 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri, Ramush Haradinaj i është përgjigjur Xhelal Sveçlës së Vetëvendosjes në lidhje me rastin e ministrit Rikalo.

Ai ka akuzuar madje kolegët deputet se janë gëzuar kur janë dënu komandantët e UÇK-së, raporton Indeksonline.

“Kur janë dënu komandantat ju jeni gëzu”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Kjo deklaratë e tij vije pasi Svecla tha se janë kundër arrestimit të komandantëve.

“Ne e kemi dëshmu shumë shpesh se jemi kundër arrestimeve të komandantëve. Atë e kemi dëshmuar edhe me kundërshtimin e gjykatës speciale”, ka thënë ai. /Indeksonline/