Haradinaj: Suksesi është i vështirë kur nuk ka koordinim të ngushtëm, Presidencë – Kryeministri – Ministri e Jashtme

E publikuar: 12/04/2025 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Meliza Haradinaj, ish-ministre e Jashtme, ka thënë se suksesi është i vështirë kur nuk ka koordinim të ngushtë brenda trekëndëshit Presidencë – Kryeministri – Ministri e Jashtme, sipas saj, aq më tepër kur ngatërrohen edhe funksionet e politikës së jashtme, apo kur sektori i financave tenton të përcaktojë prioritetet strategjike.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se në situatën e lartcekur, duket se vetëm presidentja Vjosa Osmani, është duke ia dalë.

“E kjo bëhet pothuajse e pamundur kur je nën sanksione ‘politike’ nga aleatët kryesorë që kanë lehtësuar historikisht njohjet tona”.

“Por paradoksalisht – Presidentja po ia del. Urime Kosovë njohjen e 119-të nga shteti i Sudanit”, ka thënë Haradinaj.